Kanë kaluar 45 minutat e para në ndeshjen, Irlanda e Veriut – Kosova.
Dy kombëtaret po luajnë në kuadër të Ligës C të Kombeve.
Në pjesën e parë Kosova kishte dominimin e ndeshjes duke pasur edhe dy raste të mira shënimi.
Rastin më të mirë e pati padyshim Rashica i cili goditi dobët prej topit të rikthyer nga pritja e portierit kundërshtar pas goditjes jashtëzakonisht të bukur nga Muslija në minutën e 5’të të takimit.
Muslija rrezikoi edhe në minutën e 22’të të takimit nga gjuajtja e lirë, por sërish portieri, Peacock-Farrell ia mohoi golin.
Rezultati mbetet i pandryshuar 0-0.