Kosova e mbyll vitin në vendin e 99-të në renditjen e FIFA-s

Kosova e mbyll vitin në vendin e 99-të në renditjen e FIFA-s

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e ka mbyllur vitin në vendin e 99-të në ranglistën e FIFA-s, e cila u përditësua të enjten. 

Kosova në vendin e 99-të ka në total 1219 pikë, dhe është në pozitën më të lartë qëkur u pranua në UEFA e FIFA. 

Pozitë nuk ka ndryshuar as Shqipëria.  “Kuqezinjtë” renditen në vendin e 65-të me 1375 pikë. 

Kosova në muajin dhjetor nuk e luajti asnjë ndeshje, ndërsa në muajin nëntor, fitoi ndaj Lituanisë 1:0, kurse humbi me rezultat zyrtar nga Rumania.  Të dyja ndeshjet i takuan Ligës së Kombeve. 

Më 20 dhe 23 mars, “Dardanët” do të luajnë kundër Islandës në plejofin për inkuadrim në Ligën e Kombeve. 

Shqipëria në nëntor pati barazim pa gola me Çekinë, ndërsa u mposht nga Ukraina, 2:1. 

Argjentina, Franca, Spanja, Anglia dhe Brazili e kompletojnë top-pesëshen e përfaqësueseve më të mira në botë aktualisht.

Related Articles