Kosova fton Baton Zabërgjën për ndeshjet ndaj Zvicrës dhe Suedisë

Kosova fton Baton Zabërgjën për ndeshjet ndaj Zvicrës dhe Suedisë

Klubi ukrainas, Metalist 1925 ka njoftuar se ylli i tyre i ri, Baton Zabërgja ka marrë ftesë nga Kombëtarja e Kosovës për dy ndeshjet e shtatorit.

Zabërgja u prezantua gjatë të martës te klubi ukrainas, pasi javë më parë kompletoi transferimin e tij nga klubi shqiptar, Dinamo City.

Menjëherë pas një dite, klubi i tij i ri, Metalist 1925 ka njoftuar se sulmuesi vushtrrias është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

“Lojtari i sapoardhur në Metalist 1925, Baton Zabërgja është thirrur në ekipin kombëtar të Kosovës për ndeshjet e shtatorit për Kupën e Botës 2026”, thuhet në njoftimin e klubit ukrainas.

Ndryshe, Kosova do të luajë ndaj Zvicrës në udhëtim me 5 shtator, teksa tri ditë ma vonë e pret Suedinë në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Kjo është ftesa e gjashtë për 24-vjeçarin nga Dardanët, por ka luajtur vetëm në ndeshjen miqësore ndaj Armenisë për 82 minuta. 

Related Articles