Në Kosovë tashmë kanë arritur 10 mijë doza të vaksinës antiCOVID-19, donacion nga Kroacia, raporton Gazeta Enigma.
“Kontingjenti i vaksinës antiCOVID-19 ka arritur të mërkurën mbrëma në Kosovë”
Kështu ka konfirmuar për Gazetën Enigma, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.
Ndryshe, më 6 maj në takimin me kryeparlamentin Glauk Konjufca, kryediplomati kroat Gordan Grilc-Radman pati konfirmuar se Kroacia ka siguruar 10 mijë vaksina anti-Covid për Kosovën.
Marrëveshja për ardhjen e tyre është nënshkruar më 24 maj mes ministrit Arben Vitia dhe ambasadores kroate në Kosovë, Danijela Barishiq.