Përfaqësuesja e Kosovës po hyn në një nga momentet më të rëndësishme të historisë së saj, teksa “Dardanët” përgatiten për ndeshjet vendimtare të play-off-it për Kupën e Botës 2026.
Nën drejtimin e trajnerit Franco Foda, Kosova do të përballet me Sllovakinë në gjysmëfinale më 26 mars në Bratislavë, në një duel që mund t’i hapë rrugën finales së madhe për një vend në Botëror.
Në rast fitoreje, Kosova do ta zhvillojë finalen më 31 mars në stadiumin Fadil Vokrri Stadium, ku do të përballet me fituesin e ndeshjes Turqi-Rumani.
Kjo paraqet një mundësi historike për Kosovën, e cila për herë të parë ka arritur të sigurojë një vend në play-off të kualifikimeve për Kupën e Botës, pas një cikli të suksesshëm eliminator.
Lista e publikuar nga Foda për këto ndeshje pritet të jetë vendimtare për fatin e “Dardanëve”, që synojnë një arritje të paprecedentë – kualifikimin në Botërorin 2026.
