“Kosova ka të drejtë për targat, por nuk duam trazira”

“Kosova ka të drejtë për targat, por nuk duam trazira”

I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin tha se Kosova duhet të jetë parimore, por edhe të tregojë fleksibilitet në çështjen e targave.

Sarrazin tha se Kosova ka të drejtë në çështjen e targave, por ajo nuk duhet që të ndërmarrë veprime që shkaktojnë trazirë.

Ai theksoi se është në interes të të gjithëve që fundi i muajit të mos përfundojë më incidente ose me probleme, pak dite përpara nisjes së Samitit të Procesit te Berlinit.

Samiti pritet që të zhvillohet më 3 Nëntor në Berlin me mikpritës kancelarin Scholz dhe pritet që të nënshkruhen një numër marrëveshjesh për lehtësim të bashkëpunimit në rajon.

Gjermani shtoi se vendi i tij është avokuesi më i madh për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe se po punon me partnerët evropianë për të përmbyllur këtë proces.

Manuel Sarrazin për RTV 21 e konfirmoi ekzistimin e propozimit gjermano-francez për marrëveshjen Kosovë-Serbi dhe e cilësoi atë si një dokument të rëndësishëm dhe të dobishëm.

Related Articles