“Kosova mbetet zgjedhje zemre”, Leon Avdullahu zgjedh ta përfaqësojë kombëtaren dardane

“Kosova mbetet zgjedhje zemre”, Leon Avdullahu zgjedh ta përfaqësojë kombëtaren dardane

Futbollisti Leon Avdullahu ka zgjdhur përfundimisht që ta përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i FFK-së, Agim Ademi, duke thënë se “Leoni është i Kosovës”.

“Ndjej kënaqësi të ndaj me ju lajmin e madh se Leon Avdullahu, i udhëhequr nga zemra e tij, ka vendosur që të luaj për Kombëtaren e Kosovës. Leoni më njoftoi sonte për vendimin e madh, që pason takimin që kishim pak kohë më parë kur edhe i kishim diskutuar të gjitha gjërat”, shkroi Ademi.

“Leoni me këtë vendim dëshmoi edhe një herë fuqishëm që Kosova mbetet zgjedhje zemre dhe se identiteti e prejardhja nuk mohohen”.

“Mirë se vjen Leon, le të nisim së bashku një rrugë të gjatë e të suksesshme për ekipin kombëtar të Kosovës dhe për Ty”, u shpreh më tutje kryetari i FFK-së.

Related Articles