Kombëtarja e Kosovës ka pasur një muaj shtator shumë të mirë, sidomos pas ndeshjes me Suedinë ku triumfuan 2-0.
Pas humbjes në ndeshjen e parë 4-0 nga Zvicra, Dardanët u kundërpërgjigjën në fushë duke mposhtur Suedinë me një lojë bindëse.
E falë asaj fitore gjasat për një kualifikim në Kupën e Botës janë ende gjallë dhe tanimë të gjithë ëndërrojnë për këtë sukses.
Kësisoj Kosova nga pozita e 95-të tani ndodhet në të 91-të, pozita më e lartë në histori të Dardanëve që nga viti 2016.
Ngritje ka pësuar edhe Kombëtarja e Shqipërisë pas fitoreve në muajin shtator ndaj Gjibraltarit dhe Letonisë nga 1-0.
Kuqezinjtë nga pozita e 68-të tanimë janë në pozitën e 66-të në ranglistën e FIFA-s.