Kombëtarja e Kosovës arrin renditjen më të lartë ndonjëherë në FIFA World Ranking.
Tani Dardanët pozicionohen në vendin e 84-të në botë.
Nga vlerësimi i një muaji më parë, Kosova është ngjitur 7 vende më lart pas rezultateve pozitive të tetorit, ku fitoi ndaj Suedisë në Goteborg (1:0) dhe barazoi ndaj Sllovenisë në Prishtinë (0:0).
Tani Kosova ka 1284.73 pikë, +22.63 pikë të fituara nga dy ndeshjet e tetorit.
“Kjo arritje është motivim i madh për nëntorin e nxehtë, ku Dardanët përballen me Slloveninë dhe Zvicrën, ndeshje të cilat mund t’ia sigurojnë kualifikimin historik në Botëror”, shkroi FFK-ja.