Kosova me renditjen më të lartë ekonomike, Bislimi: Nuk është rastësi

Kosova me renditjen më të lartë ekonomike, Bislimi: Nuk është rastësi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi,  ka shpërndarë të publikuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, që sipas tij e ka renditur Kosovën si vendin me rritjen ekonomike në rajon.

Bislimi tha se këto të dhëna janë për këtë periudhë të vitit 2023.

Ai theksoi se parashikimet e BERZH-it janë që ky trend të vazhdojë.

“Banka Botërore dhe FMN e kanë vlerësuar gjithashtu vendin tonë për rritjen ekonomike dhe trendin pozitiv”, tha ai.

Numri dy i qeverisë shtoi se kjo nuk është e rastësishme.

“Trajektorja në të cilën e kemi drejtuar vendin është ajo e duhura, ku do të shohim përfitimet në vitet në vijim. Qëllimi ynë është që kjo rritje të jetë e qëndrueshme. Të zvogëlohen pabarazitë dhe të ketë shpërndarje të barabartë për të gjithë qytetarët”, shtoi numri dy i ekzekutivit.

Kosova është anëtare e BERZH-it që nga viti 2012-të.

Ky mekanizëm evropian është prezent në vendin tonë që nga paslufta me projekte milionëshe.

Related Articles