Sot Kosova mori “dritën e gjelbër” nga Bashkimi Evropian, ku ambasadorët e këtij bashkimi politik kanë miratuar liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ky është vec një hap i cili është marrë para miratimit përfundimtarë të Këshillit të Bashkimit Evropian.
A mund të sigurohen qytetarët e Kosovës se kjo çështje është e mbyllur dhe mos të zhgënjehen si më përpara?
“Po kjo çështje është e mbyllur. Pasi të votohet nga ambasadorët, kjo çështje veçse ka përfunduar”.
Kështu thotë për Gazetën Enigma analisti i çështjeve ndërkombëtarëve, Dritro Arifi, i cili më tutje thekson edhe tre hapat e tjerë të rëndësishëm që duhet ndjekur.
“Kanë mbetur edhe tre votime të rëndësishme, siç është ai i parlamentit Evropian i cili duhet të votojë edhe një herë, pastaj kthehet çështja në nivel të ambasadorëve ku votojnë për liberalizimin e vizave, dhe si përfundim votohet edhe nga Këshilli i Ministrave. Procedura tjetër pastaj është vetëm burokratike”, ka thënë Arifi.
Ndryshe, lajmin se amabsadorët e BE-së kanë miratuar “dëshirën e shumë pritur të kosovarëve”, e dha analisti për çështje evropiane, Demush Shasha.
LEXO EDHE: Ambasadorët e BE-së miratojnë liberalizimin e vizave për Kosovën
“Ambasadoret e BE-së sapo vulosën liberalizimin e vizave për Kosovën. Ky është hap i fundit për këtë vit dhe hap i cili mbyll procedurën teknike për liberalizimin e vizave. Në muajt e parë të vitit tjetër mbetet vetëm votimi formal në seancën plenare të Parlamentit Evropian dhe Këshillin për Punë të Brendshme”, ka shkruar ai. /Gazeta Enigma/.