Kombëtarja e Kosovës e ka humbur miqësoren kundër Çekisë.
Përballja në “Epet Arena” u mbyll 2:1 në favor të vendasve.
Llogarinë në Pragë e hapi Tomas Ladra, në minutin e 11-të.
Derisa 20 minuta më vonë, çekët shtuan edhe një gol tjetër përmes Adam Hlozek, i cili realizoi në minutin e 31-të.
“Dardanët” arritën ta tundin portën kundërshtare përmes Lindon Emërllahut.
Emërllahu e ngushtoi epërsinë në minutin e 79-të.
