Francezi Jean-Denyr Choulet, do të jetë në krye të Kombëtares së Kosovës në basketboll.
Ai do ta udhëheq kombëtarën për tri vitet e ardhshme.
Choulet u prezantua në një konferencë për media nga sekretarja e Federatës së Basketbollit, Elvira Dushku dhe koordinatori i Kombëtares, Adriatik Rraci.
Choulet tha se vendosi që të marrë drejtimin e Kosovës me synimin për ta rritur nivelin e paraqitjeve të mira në arenën ndërkombëtare.
Ndërkaq, Rraci bëri të ditur se për stolin e trajnerit të Kosovës kishte shumë alternativa, por që Choulet u zgjodh nga federata për shkak të përvojës së tij të madhe në arenën ndërkombëtare.
Choulet vjen në krye të Kosovës si pasues i izraelitit Rami Hadar, i cili dha dorëheqje pas rezultateve jo të mira me Kosovën në garat evropiane. /Gazeta Enigma