Kosova shpejt pritet të emëroi selektorin e ri.
FFK ka kontaktuar trajnerin e famshëm anglez, Paul Clement.
51 vjeçari është aktualisht asistent tek Evertoni në Angli, ndërsa në ta kaluarën ka qenë asistent tek Real Madridi e Bayern Munchen.
Në të kaluarën Clement ka qenë trajner i të gjitha grupmoshave te Chelsea.
Derby Country, Swansea e Reading kanë qenë skuadrat e fundit angleze që ai i ka drejtuar.
Anglezi njihet për disiplinën e madhe që aplikon në skuadër, por edhe për futboll sulmues.
Për dy vite ka qenë asistent i Ancelottit në Real Madrid.
Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se FFK i ka bërë ofertën e parë anglezit dhe shpejt pritet të ketë zhvillime konkrete në këtë drejtim.