Kosova në disavantazh ndaj Turqisë, shënon Akturkoglu

Kosova në disavantazh ndaj Turqisë, shënon Akturkoglu

Kombëtarja e Kosovës ka kaluar në disavantazh në përballjen ndaj Turqisë, pasi mysafirët kanë arritur të gjejnë rrugën e golit në pjesën e dytë të takimit.

Ishte Kerem Aktürkoğlu ai që realizoi në minutën e 53-të, duke i dhënë epërsinë Turqisë pas një aksioni të organizuar mirë në zonën e Kosovës. Pavarësisht përpjekjeve të vendasve për të ruajtur baraspeshën, mbrojtja nuk arriti të ndalë sulmin vendimtar.

Ndeshja mbetet e hapur, ndërsa Kosova kërkon reagim për të rikthyer rezultatin.

Related Articles