Kosova ka një sfidë të jashtëzakonshme sonte në orën 20:45 ndaj Zvicrës. Për të kaluar në vendin e parë të grupit dhe për t’u kualifikuar direkt në Kupën e Botës 2026, Kosova ka nevojë për një fitore me gjashtë gola dallim – një rezultat që duket thuajse i pamundur.
Edhe brenda ekipit është e qartë se një skenar i tillë është i vështirë. Mos-grumbullimi i Albian Hajdarit dhe Leon Avdullahut për këtë ndeshje tregon se trajneri ka menduar më shumë për sigurimin e lojtarëve për ndeshjen e play-offit, duke shmangur rrezikun e kartonëve të verdhë.
Por pse pikërisht rezultati 6:0 do ta ndryshonte situatën në tabelë?
Zvicra ka 13 pikë, ka shënuar 13 gola dhe ka pranuar vetëm një, me një goldallim prej +12.
Kosova ka 10 pikë, ka shënuar 5 gola dhe ka pranuar 4, të gjitha në ndeshjen e parë ndaj Zvicrës, me goldallim +1.
Një fitore hipotetike 6-0 për Kosovën do ta barazonte numrin e pikëve me Zvicrën (të dy 13 pikë), por goldallimi do të favorizonte Kosovën (+7 ndaj +6 të Zvicrës), duke e bërë vendin e parë të grupit një realitet të mundshëm.
