Shteti i Kosovës është në mesin e vetëm 41 shteteve që kanë fituar medalje olimpike në “Paris 20242”, nga 206 shtete që janë pjesëmarrëse në këtë Olimpiadë, njofton Gazeta Enigma.
Kosova për momentin qëndron në vendin e 32-të me dy medalje – një të argjendtë dhe një të bronztë – të fituara nga xhudistet Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu.
Shteti ynë e ka mundësinë edhe për një medalje të tretë sot, me xhudisten tjetër Loriana Kuka që garon në kategorinë deri në 78 kilogram.
Nga të gjitha shtetet, për momentin prin Kina me 19 medalje të fituara, prej tyre nëntë të arta, e ndjekur nga Franca me 26 medalje, tetë prej tyre të arta, dhe Japonia me 15 sosh, tetë prej tyre po ashtu të arta. /Gazeta Enigma