Kosova në zi për policin: Anulohet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Kosova në zi për policin: Anulohet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Është anuluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e paraparë të mbahet sot.



Kjo është bërë me kërkesën e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, pas vendimit të presidentes Vjosa Osmani për shpalljen e zisë shtetërore në Kosovë.

Përndryshe, mbledhja është anuluar për shkak të shpalljes ditë zie për policin Afrim Bunjakun, i cili u vra nga grupet kriminale serbë gjatë së dielës në Banjskë të Zveçanit, njofton Klankosova.tv.

“Me kërkesën e Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, mbledhja e Kryesisë, e paraparë për sot, anulohet, sipas Vendimit të Presidentes Vjosa Osmani-Sadriu, për shpalljen e zisë shtetërore në Republikën e Kosovës, ditën e hënë, 25.09.2023”, thuhet në njoftim.

Related Articles