Kosova ka pësuar ngritje për pesë pozita në rënditjen e FIFA-së.
Pas përfundimit të Kampionatit Evropian “Euro 2020” dhe Copa Americas, FIFA ka publikuar rënditjen e re të përgjithshme të Kombëtareve.
Në 10 vendet e para, Italia dhe Argjentina janë ngjitur për dy pozita më lartë pas triumfeve në “Euro 2020” dhe Copa America.
Franca ka rënë për një vend, ndërsa Anglia ka mbajtur pozitën e saj.
Ajo çfarë është befasuese është se Kosova është ngjitur në tabelë për pesë pozita. Kosova më herët mbante pozitën e 120-të, por në rënditjen e muajit gusht ajo qëndron në pozitën e 115-të në tabelë.
Kosova është para Tagjikistanit, Sudanit dhe Malawit, ndërsa qëndron prapa Ishujve Faroe dhe Mozambikës.