Të premten është grumbulluar Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll, që javën tjetër i luan ndeshjet e para të eliminatoreve për Botërorin 2023.
Nën udhëheqjen e selektorit Bujar Qerimi, përfaqësuesja jonë në mbrëmje ka zhvilluar stërvitjen e parë. Stërvitja është zhvilluar në kompleksin sportiv Omni Sport në Mitrovicë.
Te djemtë tanë ka disponim për të dhënë më të mirën në ndeshjen e së mërkurës ndaj Turqisë në Eskishehir e më pas të dielën (7 nëntor) në Prishtinë ndaj Belgjikës. Atmosfera në Kombëtare është shumë e mirë.
Përfaqësuesja edhe sot e të dielën ushtron në Mitrovicë, ndërsa i ka nga dy seanca.
Pos lojtarëve të klubeve tona, nën urdhrat e selektorit Qerimi të premten ishin edhe Luigj Quni dhe Shaban Zogaj.
Të shtunën në mëngjes në stërvitje bashkohen Enis Kabashi e Florim Hoxha. Ndërkohë ekipi kombëtar do të kompletohet gjatë të dielës.
Udhëtimi për në Turqi bëhet në orët e para të së martës. /Gazeta “Enigma”/