Kosova niset për Greqi, për sfidën e fundit kualifikuese “Qatar 2022”

Kosova niset për Greqi, për sfidën e fundit kualifikuese “Qatar 2022”

Kombëtarja e Kosovës është nisur për në Athinë, ku nesër do ta zhvillojë ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”, shkruan Gazeta Enigma.

Ndeshja e së dielës Greqi – Kosovë më tepër ka karakter rivalizues dhe do të jetë një përvojë shtesë si për Kosvën ashtu edhe për Greqinë në kualifikueset për botërorin në futboll, “Qatar 2022”, pasi tashmë dy ekipet kombëtare, janë përshëndetur nga një kualifikim i mundshëm.

Në fakt Kosova është rendituar e fundit para sfidës së fundit ndaj Greqisë në kuadër të grupit B me vetëm 4 pikë të inkasuara, ndërsa Greqia mbanë pozitën e tretë me 9 pikë, që megjithatë nuk janë të mjaftueshme për të ndjekur së paku pozitën e dytë në grup, që do t’ua mbante gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm përmes fazës së përballjeve të ekipeve përfaqësuese nga pozitat e dyta nëpër grupe.

Kombëtarja e Kosovës është nisur për në Athinë, ku nesër do ta zhvillojë ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”. ????????⚽️???????? #Kosova #Dardanët #wcqualifiers2022Posted by Federata e Futbollit e Kosovës – Football Federation of Kosova on E shtunë, 13 nëntor 2021

E veçantë e grupit B është gara për pozitën e parë në mes të dy përfaqësueseve favorite të grupit, të cilat deri në këtë fazë kanë bërë dallimin sipërfaqësor me ekipet tjera. Në këtë rrafsh Spanja ka gjasë më të mëdha e reale të përfundoj e para në grup dhe të kualifikohet drjetpërdrejtë, pasi të dy rezultatet pozitive, si fitorja ashtu edhe barazimi, e mbajnë lidere në grup pasi ka një pikë më shumë para sfidës vendimtare të finishit të dielën, pikërisht kundër Suedisë. /Gazeta Enigma/

Grupi B

Greqi – Kosovë

Spanjë – Suedi

Tabela

  1. Spanja                 16
  2. Suedia                 15
  3. Greqia                   9
  4. Georgia                 8
  5. Kosova                  4

Related Articles