“Dardanët” nisen për në Athinë, të dielën zhvillojnë ndeshjen e fundit eliminatore ndaj Greqisë

“Dardanët” nisen për në Athinë, të dielën zhvillojnë ndeshjen e fundit eliminatore ndaj Greqisë

Përfaqësuesja e Kosovës është nisur për në Greqi për të zhvilluar ndeshjen e fundit elimintare në kuadër të Kupës së Botës që mbahet në Katar në vitin 2022.

“Dardanët” tashmë janë nisur për në Athinë, derisa Federata e Futbollit të Kosovës ka sjell edhe pamje të lojtarëve që po hipnin në avion.

Ndeshja mes Greqisë dhe Kosovës do të luhet nga ora 20:45 të dielën e kësaj jave, e që ëndrra për të kaluar tutje tashmë fatkeqësisht është shuar.

Kosova është në Grupin B me katër pikë, derisa Spanja është lider me 16, Suedia me 15, Greqia me nëntë, Gjeorgjia me shtatë sosh. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles