Kosova pëson humbje nga Kroacia në kuadër të kualifikimeve për vajzat në “EURO 2025”

Kosova pëson humbje nga Kroacia në kuadër të kualifikimeve për vajzat në “EURO 2025”

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar ndeshja mes Kosovës dhe Kroacisë në konkurrencën e femrave.

Ky takim ka përfunduar në të mirë të mysafirëve, me shifrat minimale prej 1-0.  

Takimi është luajtur në kuadër të kualifikimeve për “EURO 2025”, me Kosovën që është në pozitën e katërt në grup pa asnjë pikë të vetme.

Pas tri ndeshjeve të para, Kosova është e fundit me 0 pikë, derisa në grup janë edhe Uellsi, Kroacia e Ukraina.

3 vendet e para në grup do ta ‘shijojnë’ kualifikimin në kampionatin evropian të femrave.

Related Articles