Të martën ka nisur në Tashkent të Uzbekistanit Kampionati Botëror i Kicbox-it për senior.
Federata e këtij sporti me anë të një postimi në Facebook, ka njoftuar se Kosova do të paraqitet me kickboksierin Ermal Ferati i cili do të udhëhiqet nga trajneri Ilir Menxhiqi.
“Ferati dhe Menxhiqi, së bashku me Kryetarin e Federatës së Kickbox-it, Fatmir Makolli tashmë janë nisur drejt Uzbekistanit me bindjen e plotë se do të arrijnë suksese të tjera pas atyre të kampionateve të mëparshme gjatë këtij viti”.
“Kujtojmë se Uzbekistani është vend i cili ende nuk e ka njohur shtetësinë e Kosovës dhe vet pjesëmarrja në këtë kampionat është suksese në vete duke ditur se në shumë raste ka qenë pikërisht sporti ai që ka bërë që flamuri i Kosovës të valojë edhe në vendet që janë kundër Kosovës si shtet i pavarur”, thuhet në njoftimin e Federatës së Kickox-it të Kosovës.
Kampionati do vazhdoj deri me 29 shtator. / Gazeta Enigma.