Kosova rrezikon tërheqjen e njohjes së 30 vendeve

Kosova rrezikon tërheqjen e njohjes së 30 vendeve

Ambasadori i Palestinës në Serbi, Mohamed Nabhan ka konfirmuar se Palestina u kërkoi vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik të ndërpresin marrëdhëniet me Kosovën.

Kjo për shkak të vendimit të autoriteteve në Prishtinë për të hapur një ambasadë në Jeruzalem, e cila u dënua nga të gjitha vendet anëtare të Lidhjes Arabe dhe OIS.

Kërkesa u shkrua nga Ministri i Punëve të Jashtme të Palestinës, Riyad el Malki, në një letër dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të OKI-së.

Siç shpjegoi, El Malki, marrëdhëniet duhet të ndërpriten sepse Kosova me vendimin e saj shkel ligjin dhe rezolutat ndërkombëtare, por gjithashtu sulmon hapur popullin palestinez dhe të drejtat e tij.

Nëse anëtarët e OKI-së do të pranonin kërkesën palestineze, Kosova do të përballej me një humbje të madhe të mbështetjes sepse pavarësia e Kosovës u njoh nga 57 vendet në organizatë, njohje kjo që sipas ambasadorit Nabhan, tani mund të tërhiqet nga 30 vende.

Duke folur për pozicionin e Palestinës në lidhje me njohjen e Kosovës, ai tha se është ende e njëjtë dhe se vendi nuk e njeh Kosovën.

“Ne e njohim Rezolutën 1244 dhe e njohim Serbinë brenda kufijve të përcaktuar në atë rezolutë. Prandaj, ne ende nuk e njohim Kosovën dhe nuk do ta bëjmë atë në të ardhmen e afërt”, theksoi ambasadori Nabhan, raporton Alo.rs

Related Articles