Kosova shënon 7 vdekje të reja dhe 173 raste pozitive

Kosova shënon 7 vdekje të reja dhe 173 raste pozitive

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 7 vdekje, dhe 173 raste pozitive me COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.643 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.193.786 doza të vaksinës.

Deri më sot 453.760 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sot janë shëruar 1.434 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 148.781.

Në total numri i rasteve aktive është 7.635.

Related Articles