Ka përfunduar kompeticioni “Balkan Judo Championships for Juniors”, për moshat U21.
Shtete të ndryshme të ballkanit kanë marrë pjesë në këtë garë.
Mirëpo, si zakonshëm, Kosova ka treguar sukses edhe njëherë tjetër në këtë sport.
Në renditjen tabelare, me vetëm 6 pjesëmarrës, përfaqësuesit kosovar kanë arritur të marrin 4 medalje të arta, me ç’rast janë të parët në këtë rënditje.
Kosova arriti të rrëmbente edhe një të bronztë.
Lajmin e ka bërë të ditur, trajneri i xhudos, Driton Kuka. /Gazeta Enigma