Kosova s’mbetet pa rrymë natën e vitit të ri, kur duhet t’ia kthej këtë ndihmë Shqipërisë?

Kosova s’mbetet pa rrymë natën e vitit të ri, kur duhet t’ia kthej këtë ndihmë Shqipërisë?

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës së Shqipërisë, Belinda Balluku, ka thënë se depozita me energji elektrike, që do t’i dorëzohet Kosovës, do të kërkojnë që t’i rikthehet gjatë stinës së verës.

”Pas një dakordësimi që kemi pasur me drejtuesit e KEK-ut, kemi arritur të sigurojmë 3600 megavat për datën 31 dhjetor dhe 4080 megavat për datën 1 janar, në total 7680 megavat, të cilët do të jenë në formën e depozitimit, pra pa asnjë efekt financiar për Republikën e Kosovës, duke kërkuar që t’i rikthehen Republikës së Shqipërisë gjatë sezonit veror kur kushtet tona hidrike fillojnë të bëhen të vështira”, ka thënë Ballaku.

”Kjo depozitë që do të dorëzohet brenda këtij muaji në Republikën e Kosovës, do të kërkojmë të na rikthehet gjatë stinës së verës, nga muaji qershor deri në muajin shtator”.

Related Articles