Pasi javën e kaluar i luajti dy miqësore me Kuvajtin, Kombëtarja e Kosovës të dielën luan miqësore edhe me Malin e Zi, që tashmë ka nisur përgatitjet për paraqitje në Evropianin 2022.
Ndeshja do të luhet në Podgoricë, nga ora 17:00. Në Podgoricë, Kosova kishte luajtur edhe ndaj Kuvajtit të cilën Kombëtare e ka mposhtur dy herë.
Përzgjedhësi Bujar Qerimi rastin ua ka dhënë shumë hendbollistëve dhe ka zgjeruar ekipin në prag të ndeshjeve kualifikuese të janarit.
Kombëtarja grumbullohet të premten në Prishtinë, ndërsa të shtunën nisen drejt Podgoricës.