Kosova U16 luan sot ndeshjen e dytë në FIBA European Challenger

Kosova U16 luan sot ndeshjen e dytë në FIBA European Challenger

Sot zhvillohen ndeshjet e dyta në FIBA European Challenger U16.

Takimi i parë është zhvilluar mes Gjibraltarit dhe Maltës dhe ka përfunduar me rezultat 82 – 41. Gjibraltari fitoi lojën e parë ndaj Shqipërisë 56:52, kurse Malta u mposhtë nga Kosova 20:117.

Kosova pas fitores së thellë ndaj Maltës, do të ndeshet me Moldavinë, që pësoi humbje nga Luksemburgu 65:77. Dardanët e rinj shpresojnë në fitoren e radhës.

Basketbollistët e Kosovës hyjnë në këtë Evropian pas përgatitjeve intensive, duke shpresuar për paraqitje sa më të mira dhe për rezultate sa më pozitive në këtë Kampionat, që po mbahet në Prishtinë.

Takimi i fundit është mes Luksemburgut dhe Shqipërisë. Luksemburgu mundi Moldavinë në ndeshjen e parë, ndërsa kuqezinjtë pësuan nga Gjibraltari 56:52. Ndeshjet transmetohen në YouTube, kurse ndeshjet e Kosovës është në platformën Artmotion.

Lajmet dhe fotografitë i gjeni në rrjetet sociale të FBK-së.

Related Articles