Pesë viktima dhe 1 mijë e 700 rasteve të reja me COVID në Kosovë

Pesë viktima dhe 1 mijë e 700 rasteve të reja me COVID në Kosovë

Pesë viktima dhe 1 mijë e 765 raste të reja të infektuara me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.



Ndërsa, në mesin e rasteve të reja të infektuara janë edhe 34 fëmijë të moshës zero deri në 10 vjeç.

179 persona janë të moshës 10 deri 19 vjeç, ndërsa 434 persona janë të moshës 20-29 vjeçare.

Prishtina edhe sot prinë me numrin më të madh të rasteve të reja të infektuara me gjithsej 400 raste, pastaj Gjilani me 158 raste, Ferizaj me 138 raste, Gjakova me 117 raste dhe Peja me 103 raste.

Related Articles