Kombëtarja e Kosovës U19 sot nis aventurën për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Europian 2025.
Djelmoshat “dardanë” sot luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndaj Kombëtares së Austrisë nga ora 15:00.
Përzgjedhësi Adil Maliqi ka në dispozicion të gjithë futbollistët. Ai shprehu besim të madh në skuadrën e tij, duke vlerësuar si gjeneratë të artë të lojtarëve, por vuri në pah edhe motivimin për të përfaqësuar Kosovën në shtëpi përballë publikut vendës.
Ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Përballë Kosovës do të jenë shtetet e forta, si Spanja, Austria dhe ajo e Ishujve Faroe.