Përfaqësuesja e Kosovës U19 ka pësuar humbje në ndeshjen e fundit të ‘Elite Round’ për Euro 2024.
Dardanët e rinj u përballen me Slloveninë në duelin e tretë dhe pësuan humbje me rezultat 2-0.
Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 40-të, kur Cuber Potocnik realizoi për 1-0 pas asistimit nga Lorbek duke kaluar sllovenët në epërsi.
Vendasit realizuan golin e dytë tre minuta para fundit, ku shënues ishte Jevsenank.
Kësisoj Dardanët e përzgjedhësit Adil Maliqi e mbyllën në pozitën e tretë në ‘Elite Round’ me tre pikë pas tre dueleve, derisa në Euro 2024 shkon Spanja me shtatë pikë e ndjekur nga Sllovenia me katër sosh.