Kosova zhvillon seancën e tretë stërvitore para ndeshjeve kualifikuese në ‘Euro 2024’

Kosova zhvillon seancën e tretë stërvitore para ndeshjeve kualifikuese në ‘Euro 2024’

Përfaqësuesja e Kosovës e ka zhvilluar sot seancën e tretë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e para kualifikuese për Euro 2024.

Para fillimit të stërvitjes përzgjedhësi Alain Giresse e ka mbajtur një video-analizë të shkurtër me futbollistët, derisa gjatë stërvitjes është punuar me intensitet të plotë.

Para fillimit të stërvitjes, FFK bënë të ditur se Dardanët i ka vizituar edhe ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, i cili i ka uruar kombëtares suksese në këtë cikël kualifikues dhe realizimin e ëndrrës për pjesëmarrje në Evropian.

Kosova do të përballet të shtunën e kësaj jave (25 mars) me Izraelin në Tel Aviv, duke synuar që të nxjerrin së paku një rezultat pozitiv.

Tri ditë më vonë, Dardanët janë nikoqirë të Andorrës në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke synuar pikët e plota. 

Related Articles