Pjesa e parë mbyllet baras mes Kosovës dhe Zvicrës

Pjesa e parë mbyllet baras mes Kosovës dhe Zvicrës

Pjesa e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” është mbyllur pa gola, ndonëse të dyja skuadrat patën raste të mira për të zhbllokuar rezultatin.

Zvicra e nisi më mirë takimin, duke mbajtur më shumë topin dhe duke shtyrë Kosovën drejt zonës së vet, ndërsa dardanët me kalimin e minutave e gjetën ritmin dhe krijuan raste shënimi.

Që në minutën e 6-të, Zvicra rrezikoi seriozisht me Michel Aebischer, i cili u gjend brenda zonës, por Aro Muric reagoi mrekullisht me një pritje vendimtare.

Zvicra pati një shans të artë në minutën e 19-të me Johan Manzambin, i cili nga pika e penalltisë goditi me kokë, por topi përfundoi mbi traversë.

Në minutën e 37-të, edhe Veldin Hoxha testoi portën zvicerane me një gjuajtje nga distanca, por Gregor Kobel e kapi pa vështirësi.

Në anën tjetër, Kosova ka mundur të shënojë në fund, por harkimi i Florent Muslijës, nuk u devijua nga Vedat Muriq.

Pjesa e parë u mbyll me vetëm një minutë shtesë, ndërsa lojtarët shkuan në zhveshtore me rezultatin 0-0.

Related Articles