Kombëtarja e Kosovës e futbollit ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen vendimtare ndaj Zvicrës, që zhvillohet sonte nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Përballja e fundit e Grupit B ka rëndësi të madhe, megjithatë Kosova ka nevojë për një fitore me gjashtë gola dallim për të kaluar Zvicrën dhe për t’u kualifikuar direkt në Kupën e Botës 2026, një detyrë që duket thuajse e pamundur.
Përzgjedhësi Franco Foda ka vendosur të lërë dy lojtarët e njohur në tribunë për t’i ruajtur nga kartonët e verdhë dhe për t’i pasur të gatshëm në ndeshjet e ‘play-off’-it: Albian Hajdari dhe Leon Avdullahu.
Ky vendim sjell tri ndryshime kryesore në formacion krahasuar me ndeshjen e fundit ndaj Sllovenisë, Fidan Aliti merr vendin e Hajdarit në mbrojtje, Veldin Hoxha starton në mesfushë në vend të Avdullahut duke luajtur partner me Elvis Rexhbecajn, ndërsa në portë rikthehet Arijanet Muric, duke zëvendësuar Amir Saipin.
Formacioni i Kosovës mbetet me skemën 3-5-2, që di të kthehet edhe 3-4-3. Porta i takon porta Arijanet Muric, ndërsa mbrojtje rreshtohet me Fidan Aliti, Amir Rrahmani (kapiten), Lumbardh Dellova. Krahët janë Mërgim Vojvoda dhe Dion Gallapeni.
Mesfusha vjen me Veldin Hoxhë, Elvis Rexhbeçajn dhe Florent Muslija, dhe sulmi Vedat Muriqi dhe Fisnik Asllani.
Në anën tjetër, Zvicra i ka besuar Granit Xhakës mesfushën, ndërsa në sulm është treshja Manzambi, Vargas dhe Embolo.
Kosova: Muric, Aliti, Dellova, Rexhbeçaj, Muslija, Asllani, Rrahmani, Vojvoda, Muriqi, Gallapeni, Hoxha.
