Kosovare Asllani shënon golin e fitores për Realin dhe ia siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve

Kosovare Asllani shënon golin e fitores për Realin dhe ia siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve

Kosovare Asllani ka realizuar golin e vetëm për Real Madridin të dielën në fitoren që e shënoi ndaj Villarrealit në xhiron e fundit të elitës së futbollit spanjoll.

Asllani shënoi nga penalltia në minutën e 43-të ndërsa luajti 64 minuta.

Real Madridi me fitoren e shënuar ka përfunduar edicionin në vendin e tretë në ligë dhe stinorin e ardhshëm do të garojë në Ligën e Kampionëve.

Related Articles