Kosovare Asllani, pritet që të paraqitet nga minuta e parë sonte në ndeshje kundër Serbisë.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në Stockholm me fillim nga ora 19:00.
Ndeshjen e parë të plejofit për Evropianin e vitit të ardhshëm, Suedia e fitoi 2:0 më 28 nëntor në Leskovc.
Kombëtarja që ka rezultat më të mirë nga dy ndeshjet do ta siguroj kualifikimin në Evropian.
Kujtojmë se Kosovare Asllani, më parë ka luajtur për Real Madrid dhe AC Milan, derisa tanimë luan për klubin e London City. /Gazeta Enigma