“Kosovarët liberalizmin e vizave ndoshta do ta gëzojnë nga fundi i vitit të 2023”

“Kosovarët liberalizmin e vizave ndoshta do ta gëzojnë nga fundi i vitit të 2023”

Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën është në rendin e ditës të grupit punues të Këshillit të Evropës.

Për Kosovën do të diskutohet gjatë së enjtes.

Liberalizimi i vizave për shtetasit kosovarë mori një tjetër kthesë të papritur në tetor në takimin paraprak të këtij grupi pas kërkesës së Francës, mbështetur nga disa shtete të tjera, që këtë proces ta ndërlidhë me disa kërkesa të tjera.

Franca ka kërkuar që liberalizimi të kushtëzohet me vënien në funksion të sistemit për siguri në Evropë, ETIAS, sistem ky për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit, por që i njëjti akoma nuk është funksional.

Sipas ish-ministres së Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, tha se ndoshta qytetarët e Kosovës do të mund ta gëzojnë liberalizimin e vizave fundi i vitit 2023.

Ahmetaj tha në Info Magazine në Klan Kosova se çështja e vizave e ka humbur vëmendjen për shkak të krizave të vazhdueshme.

“Mbetet të shihet nesër se si do të vendos grupi punues dhe ajo që ju e paralajmëruat është se çështja e liberalizimit do të lidhet me sistemin ETIA-s, dhe qytetarët e Kosovës një të drejtë të tillë do të mund ta gëzojnë ndoshta nga fundi i vitit tjetër”, tha Ahmetaj në Info Magazine në Klan Kosova.

“Mendoj se çështja e liberalizimit të vizave ende pa u bërë e realizueshme për qytetarët e Kosovës është konsumuar në tërësi duke u ballafaquar nga krizat e ndryshme. Kështu që liberalizmi i vizave e ka humbur vëmendjen”.

Related Articles