Një person ka raportuar në polici se punonjësi ka marrë pazarin ditor në vlerë prej 1 mijë e 40 eurove.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së martës në Graçanicë, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Rasti është iniciuar si “Keqpërdorim i besimit”.
“Graçanicë, 19.10.2021-10:55. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se punonjësi i tij, mashkull kosovar ka marrë pazarin në vlerë të 1040.99 euro dhe nuk e ka dorëzuar në kompani. Rasti duke u hetuar”, ka bërë të ditur policia./ Gazeta Enigma.