Kufirin nga Serbia në Kosovë e kaloi ilegalisht, andaj policia e arrestoi një shtetas kosovar gjatë së shtunës, raporton Gazeta Enigma.
Sipas raportit të policisë i njejti është intervistuar e më pas me vendim të prokurorit është liruar.
“Leposaviq / 15.06.2024 – 17:55. Është shoqëruar në stacionin policore i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë. /Gazeta Enigma
Kosovari kalon kufirin ilegalisht nga Serbia në Kosovë, kapet nga policia
