Kosovari në Austri mund të dënohet me burg të përjetshëm pasi tentoi ta mbyste gruan e tij me kabllo të rrymës

Kosovari në Austri mund të dënohet me burg të përjetshëm pasi tentoi ta mbyste gruan e tij me kabllo të rrymës

Një burrë nga Kosova mund të dënohet me burgim të përjetshëm, kjo pasi ai kishte tentuar që me kabllo elektrike ta mbyste gruan e tij.

Rasti ka ndodhur në vitin 2009, ndërsa 42 vjeçari do të dal të martën para Gjykatës së Lartë në Vjenë ku do të përballet me akuzën e “Tentim vrasjes”.

Sipas aktakuzës, kosovari para 13 vjetësh e kishte këputur kabllin nga një kazan në kuzhinë dhe kishte hyrë në banjon ku gruaja e tij po bënte dush.

I akuzuari ka futur fundin e kabllos në prizë dhe ka mbajtur telat me përçuesit e skajit tjetër në lëkurën e lagur të gruas.

E vetmja arsye se pse gruaja nuk kishte pësuar goditje elektrike, ishte sepse një ndërprerës i rrymës ka ndërprerë në mënyrë të papritur rrjedhën e rrymës.

Prokuroria e mbështet pretendimin për tentim vrasje, duke u mbështetur në ekspertizën e bërë nga një inxhinier elektrik, shkruajnë mediat austriake.

Burri njihej për dhunën e vazhdueshme në familje. Ai përdorte metoda të ndryshme të ndëshkimit tek fëmijet e tij.

Kosovari mund të përballet me burgim prej 10 deri në 20 vjet ose edhe burgim të përjetshëm.

Related Articles