Të martën e 27 marsit 52 vjeçari nga Malisheva e Kosovës ka humbur jetën në vendin e punës në Itali.
Ai po lëvizte i vetëm një paletë dritaresh dhe dyersh që do të instaloheshin sot në ambientet e shtëpisë së të moshuarve Orzivecchi, kur për arsye ende nën hetim ngarkesa e varur nga një vinç e pushtoi.
Viktima është Nazmi Morina, 52 vjeç, murator me origjinë kosovare, i cili prej vitesh jeton në Rudiano.
Në momentin e aksidentit ishte në zhvillim e sipër një masë. Prandaj, muratori punonte i vetëm kur ndodhi aksidenti dhe askush nuk ishte dëshmitar i aksidentit.
Burri mesa duket u godit në kokë nga ngarkesa e cila më pas ra në tokë. Kur burri u gjet nga personeli shëndetësor, me policinë dhe zjarrfikësit, ai tashmë ishte i vdekur. Menjëherë kanë mbërritur edhe vëllezërit dhe të afërmit e muratorit që punojnë si ekip me të në kantier.