Kosovarja ia mori gati 300 mijë frang 80-vjeçarit në Zvicër, i shpenzoi në bixhoz

Kosovarja ia mori gati 300 mijë frang 80-vjeçarit në Zvicër, i shpenzoi në bixhoz

Ajo bënte sikur ndodhej në një emergjencë dhe i premtonte atij fitimin nga një shitje e pronës në Kosovë

Një grua, sot 35-vjeçare, e cila është përgjigjur për mashtrim para Gjykatës Penale të Lucernit, sot, ka përfituar nga zemërmirësia e një të moshuari, shkruan Aargauer Zeitung.

Ajo ka marrë nga ai gjithsej 278.800 franga dhe i ka shpenzuar ato në kazino, në vend që t`i përdorte për qëllimet për të cilat i kishte marrë.

Prokurori kërkon një dënim me tre vjet burg për të akuzuarën, ku ajo sipas tij duhet të vuajë një vit burg efektiv, transmeton albinfo.ch.

Aktakuza, e ngarkon gruan për mashtrim përmasash masive.

Related Articles