Në Kosovë që nga fillimi i këtij viti deri në muajin gusht janë vrarë 19 persona.
Kështu bëri të ditur, policia e Kosovës përmes një përgjigje me shkrim.
Një numër prej këtyre vrasjeve janë në proces hetimore, kurse në disa prej tyre janë të njohur kryesit e tyre.
“Rastet e vrasjeve në përgjithësi janë shqetësuese dhe shkaktohen për motive të ndryshme, përderisa vendimet lidhur me rastet e tilla dhe përcaktimi i dënimeve është kompetencë e organeve të drejtësisë”, thuhet në përgjigjen e policisë së Kosovës.