COVID-19 është përhapur me një shpejtësi të madhe gjatë ditëve të fundit në Kosovë, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Omicron dhe COVID-i në përgjithësi nuk po i kursen as moshat e reja.
Bazuar në statistikat e Ministrisë së Shëndetësisë, vetëm këtë të shtunë nga 3206 raste të reja me COVID-19, mbi 1000 raste janë fëmijë.
Duke parë shifrat e rasteve pozitive ekspertë të shëndetësisë në forma të ndryshme kanë kërkuar që mësimi të mbahet me platformën online dhe kanë apeluar tek qytetarët që të vaksinohen sa më shumë të gjitha moshat, e sidomos moshat e reja pasi që kemi parë se Omicron nuk po kursen asnjë moshë./Gazeta Enigma/