Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e tretë (TM3) 2021.
Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 3.3% në TM3 2021, krahasuar me tremujorin e dytë (TM2) 2021. Rritje më të madhe kishte te: energjia (13.4%); transporti (6.7%); materialet (3.6%); kostot e tjera (1.6%); makineritë( 0.9%); dhe pagat (0.8%).
Ndërkaq, krahasuar TM3 2021 me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2020) Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati rritje për 15.2%. Ngritja e indeksit, kryesisht u vërejt te kategoritë: materiale (20.5%); energji (17.0%); kostot e tjera (4.3%); makineri (3.4 %); dhe paga (2.3%).
Ngritja e çmimeve u neutralizua kryesisht me uljen e çmimeve te transporti (-2.8%)./Gazeta “Enigma”/