KQZ: Certifikimi i rezultateve pas përfundimit të procedurave ankimore

KQZ: Certifikimi i rezultateve pas përfundimit të procedurave ankimore

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka deklaruar se institucioni është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave dhe vendimmarrjes së institucioneve përkatëse para shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.

Sipas tij, KQZ do të veprojë në bazë të vendimeve që do të dalin nga këto institucione.

“KQZ është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave dhe vendimmarrjen e institucioneve përkatëse. Mbetet të shihet nëse vendimet e tyre përmbajnë obligime konkrete për KQZ-në për t’i zbatuar dhe pastaj për të proceduar me aktin e shpalljes së rezultateve përfundimtare. Nëse këto vendime s’përmbajnë diçka të tillë, atëherë pasi bëhen të plotfuqishme, KQZ është e gatshme menjëherë t’i shpall rezultatet përfundimtare,” ka deklaruar Elezi.

Ai ka sqaruar po ashtu se shpallja e rezultateve përfundimtare nuk e përmbyll procesin zgjedhor, pasi palët kanë të drejtë ankese ndaj këtyre rezultateve.

“Shpallja e rezultateve përfundimtare nuk e përmbyll procesin zgjedhor, pasi palët kanë të drejtë ankese ndaj këtyre rezultateve,” ka thënë ai.

Elezi ka theksuar se pas kësaj faze, KQZ duhet të presë afatet ligjore dhe vendimmarrjen e institucioneve, të zbatojë vendimet e tyre dhe më pas të procedojë me certifikimin e rezultateve.

Related Articles