KQZ certifikon listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet në veri

KQZ certifikon listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka certifkuar listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar dhe për kuvende komunale në katër komunat veriore të vendit.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili tha se kjo listë përmban 45,095 votues, apo 1,345 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të vitit 2021.

“KQZ certifikoi listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar kryetar në katër komunat: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok si dhe për dy kuvendet komunale: Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill. Kjo listë përmban 45,095 emra të votuesve, apo 1,345 votues më shumë në krahasim me Zgjedhjet Lokale 2021.

Po ashtu sot KQZ-ja mori vendim për miratimin e përmbajtjes dhe dizajnit të fletëvotimeve për dy proceset zgjedhore, për kryetar komunash në Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok, dhe Zveçan, si dhe të zgjedhjeve të parakohshme për dy kuvendet komunale në Zveçan dhe Leposaviq.

Ndërkaq, siç bëjnë të ditur nga KQZ-ja numri i votuesve në Leposaviq është 13.318, në Zubin Potok është 6.661 votues, në Zveçan 6.998 dhe në Mitrovicë e Veriut 18.118 votues.

Related Articles