KQZ: Deri sot në ora 16:00 janë rinumëruar 36 nga 50 vendvotimet

KQZ: Deri sot në ora 16:00 janë rinumëruar 36 nga 50 vendvotimet

Deri sot në ora 16:00 ka përfunduar rinumërimi i 36 vendvotimeve nga 50 sosh pas vendimit të djeshëm të KQZ’së.

Kështu tha për Gazetën Enigma, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi

“Sipas të dhënave, deri të martën në orën 16:00, janë rinumëruar 33 nga 35 vendvotimet nga komuna e Vushtrrisë, ndërkaq nga 15 vendvotimet e komunave tjera janë rinumëruar 3 sosh.”

Në mbledhjen e mbajtur dje, KQZ miratoi dy rekomandime të prezantuara nga anëtari i PDK-së aty, Arianit Elshani.

Rekomandimi i parë ishte për rinumërimin e 15 vendvotimeve për shkak se ka mospërputhje të numrit të nënshkrimeve në listën e votuesve me numrin e fletëvotimeve brenda në kutitë e votimit.

Ndërsa rekomandimi i dytë ishte për rinumërimin e votave në 35 vendvotime për shkak se ekzistojnë mospërputhje të rezultateve të kandidatëve të LDK’së në komunën e Vushtrrisë.

“Në mbledhjen e mbajtur më 10 mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori dy vendime për rinumërimin e 50 vendvotimve.

Fillimisht, KQZ mori vendim për rinumërimin e 15 vendvotimeve nga komuna të ndryshme të Kosovës, në të cilat është zhvilluar procesi i votimit më 9 shkurt 2025.

Sipas rekomandimit të prezantuar nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, gjatë pranimit të rezultateve në këtë qendër nga Qendrat Komunale të Numërimit është hasur në mospërputhje të numrit të nënshkrimeve në Listën e Votuesve me numrin e fletëvotimeve brenda në kutitë e votimit të këtyre vendvotimeve.

Në vazhdim, KQZ mori vendim për rinumërimin e plotë të fletëvotimeve për subjektet politike dhe kandidatët nga 35 vendvotime për shkak se ekzistojnë mospërputhje në rezultate.

Këto vendvotime i takojnë komunës së Vushtrrisë në të cilat është votuar më 9 shkurt 2025. Procesi i rinumërimit po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar”, thuhet në njoftim.

Related Articles